Agjensia jonë është themeluar që në vitin 1850..., si agjensi detare dhe përfaqësues të kompanive më të rëndësishme detare. Me kalimin e kohës ne kemi përfaqësuar kompanitë më prestigjoze si K.N.S.M., NeDLloyd Amsterdam, Italia Navigazione di Genova, Lloyd Triestino di Navigazione, Adriatica Navigazione di Venezia , Tirrenia Navigazione di Napoli, dhe shumë te tjera.
Ndër vite, ne kemi kryer operacione të mëdha sic ka qenë menaxhimi i gjithë operacionit ARCOBALENO në portin e Barit, në menaxhimin e eksodit të refugjatëve nga Shqipëria në vitin 1991 me dhjetë anije traget, në organizimin e shërbimit të linjës së trageteve ro–pax nga Bari për në Shqipëri , kemi kryer jo vetëm në portin e Barit, edhe operacioneve imbarkim/shkarkimi të mjeteve o mallrave të të gjitha llojeve (turbina, makineri, Projekt Cargo, IMDG Cargo etj).
Përvojat e veçanta të veprimtarisë tonë janë ato të operatorëve të trasportit Ro-Ro, të kontanierëve dhe trafiku të ngjashem.
Ne gjithashtu veprojmë si charterers anijesh dhe avionësh, si për transportin e mallrave po ashtu edhe për udhëtarët.
Perfaqesojme me te rendesishmit P.& I.Clubs.
Në sektorin doganor kemi përfituar në tërë këto vite një përvojë shumë të larmishme, duke kaluar nga ekzekutimi i thjeshtë i operacioneve të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave në të gjitha procedurat e tjera të azhornnuara sipas rregulloreve të fundit të BE-së.
Ne ofrojmë klientëve tanë asistencë të plotë, nga faza e negocimit të kontratave ndërkombëtare deri në procedurat e kuntratave të transportit dhe të shit-blerjes.
Edhe në llogjistikë, në spedicione ndërkombëtare të mallrave nga deti, me kamion, me tren dhe nga ajri, me kontajner apo Groupage, ne jemi në gjendje të ofrojmë klientëve mundësitë më të mira të mundshme, në aspektin e kostos dhe të kohës.

AGJENTE DETAR

kërko ne faqen →

SHERBIME & LLOGJISTIKA

kërko ne faqen →

KORRISPONDENT DIREKT

kërko ne faqen →